Shefi i njohur i kuzhinës Renato Mekolli kishte vendosur që në puntatën e mbrëmjes së djeshme të spektaklit “Hell’s Kitchen”, t’i delegonte të gjitha përgjegjësitë konkurrentes Brunilda.
Renato i kërkoi konkurrentes që të ishte shefja e restorantit. Për këtë arsye Brunilda “mori hak” për të gjitha të bërtiturat dhe thyerjet e pjatave që Mekolli ka bërë gjatë gjithë spektaklit.
Në fillim ajo e nxjerr jashtë kuzhinës Renaton, i cili në ato momente ishte në rolin e konkurrentit, duk i kërkuar që të bënte kujdes me pjatën që i nxirrte klientit.

Por më pas me një buzëqeshje në fytyrë Brunilda shprehet: “Jam aq e mbushur sa nuk di si të reagoj”. Në këtë moment Renato i thotë të nxjerrë çfarë ka në shpirt!
Me shaka ajo e godet me shpullë në sytë e të gjithë shqiptarëve, ku më pas Renato u shpi thotë se goditja ishte shumë e lehtë.
Panorama Plus
© Panoramaplus.al
