13 Tetor, 2023

Konfirmuan lidhjen disa javë më parë, por Kylie Jenner ishte shumë e shqetësuar për romancën me aktorin e njohur për këtë arsye!


Yllli televiziv, Kylie Jenner disa javë më parë konfirmoi lidhjen me Timothee Chalamet teksa u shfaqën për herë të parë duke u puthur së bashku në publik.

Mirëpo sipas disa burimeve në fillim të lidhjen me aktorin, modelja ishte shumë  e shqetësuar për stilin e saj të jetesës.

“Ajo ishte e shqetësuar se stili i jetës së saj do ta trembte në fillim aktorin. Ajo është shumë e pasur, e famshme dhe ka dy fëmijë, ndaj e di që ata që lidhen me Kylie-n do të përballen me shumë gjëra”- tha burimi për Page Six.

Ndërsa shtoi: “Ata janë të dy njerëz të zënë dhe kur takohen, argëtohen. Ai nuk e pengon kurrë. Është i ndjeshëm dhe i sjellshëm”.

© Panoramaplus.al