“Big Brother VIP” do të nisë transmetimin mbrëmjen e sotme pas katër vitesh mungesë. Faqja zyrtare e BBV në Instagram ka zbuluar pak orë më parë se cila është banorja e parë që do bëhet pjesë e këtij spektakli.

Bëhet fjalë pikërisht për aktoren Arjola Demiri, pasi në Instastory është publikuar fotoja e saj, krahas së cilës shkruhet: “Arjola Demiri është zyrtarisht banorja e parë e konfirmuar”.

Tashmë janë konfirmuar edhe dy opinionistët zyrtarë.
Arbër Hajdari, 24 vjeçar, është jurist dhe themelues i fondacionit “Fundjavë Ndryshe” që prej 2015-ës. Balina Bodinaku, është drejtoreshë marketingu pranë një banke dhe njëkohësisht moderatore.
Edhe këtë edicion, çmimi për fituesin është 100 mijë euro.


