14 Shtator, 2023

Konfirmohet romanca e shumëpërfolur? Melinda Ademi shfaqet në ditën më të rëndësishme të partnerit të saj (VIDEO)


Këngëtarja e njohur Melinda Ademi ështën jë ndër artistet më të pëlqyera të momentit në estradë. E teksa reperja është në periudhën e saj më të mirë të karrierës, ku numëron disa hite dhe mijëra përkrahës. Përpos kësaj ajo i mban të mbërthyer fansat edhe me fotot provokuese që publikon shpesh herë në rrjetet sociale.

E sa i përket jetës së saj private, Melinda është treguar goxha e rezervuar duke e mbajtur atë larg vëmendjes së publikut. Mirëpo prej disa kohësh në rrjet po përflitet se artistja ëshë në një lidhje dashurie me menaxherin e saj Granit Muhaxheri.

Dhe pse deri më tani, reperja nuk ka reaguar për zërat që po qarkullojnë, ajo është parë së fundmi në një nga ditët më të rëndësishme të familjes së menaxherit.

Graniti ka martuar ditën e djeshme (13 shtator) motrën e tij, ku e ftuar ishte dhe Melinda e cila  duket se ka kërcyer dhe me ‘kunatën’ e saj.

E duket se me këtë veprim, dyshja mund të kenë konfirmuar romancën e tyre, pasi tashmë artistja është pjesë e familjes së tij.

 

© Panoramaplus.al