17 Korrik, 2023

Konfirmohet ndarja! Pas urimit të veçantë për ditëlindje, Blero Muharremi i jep fund lidhjes me vajzën misterioze


Këngëtari i njohur Blero Muharremi pas ndarjes nga ish-bashkëshortja e tij Afrona Dika, ka rigjetur sërish dashurinë.

Mirëpo pas një postimi të vetë artistit në rrjet filluan të qarkullojnë lajme se artisti dhe vajza që i ‘rrëmbeu’ zemrën nuk janë më së bashku.

Teksa publikoi në InstaStory një foto të tij, krahasa saj ai ka bërë një shkrim që i ka bërë edhe më konfuzë ndjekësit.

“Dhe më pas ajo bëri 26 vjeç. Fund!”, ka shkruar Blero

Mirëpo së fundmi një burim i afërt me këngëtarin ka konfirmuar lajmin e ndarjes së tij për ‘Prive’.

Kujtojmë që disa javë më parë dyshja ishin shumë të dashuruar dhe të lumtur me njëri-tjetrin dhe këtë gjë e dëshmoi vetë artisti përmes një postimi në InstaStory, ku në ditën e lindjes i dedikoi asaj fjalët më të veçanta.

“I shtrirë afër teje jam. Më duket që të kam larg, dora ime rrëshqet në flokun tënd. Ktu jam reh, i flas vetes çdo mëngjes. Drekë e darkë a thua je në gjumë apo në mendje i qartë. I joti që nga prekja e parë. I joti përjetësisht krenar. Kam menduar që di shumë e kam kaluar shumë. Asgjë nuk paskam ditur. Deri në takimin ton. Ndihem si fëmi kureshtar. Ndihem i pa ditur deri në shikimin tënd të par”, ka shkruar Blero ndër të tjera.

 

 

 

© Panoramaplus.al