3 Shtator, 2022

Konfirmohet konkurrentja e radhës në “Dancing with the Stars”, kush është partnerja e reperit të njohur që do t’i bashkohet spektaklit të kërcimit


Teksa pritet të startojë së shpejti, spektakli i njohur i kërcimit “Dancing with the Stars”, po zbulon detaje të reja përfshirë edhe emrat e konkurrentëve.

 

Së fundmi është konfirmuar që konkurrnetja e radhës në spektaklin e kërcimit do të jetë partnerja e reperit Ledri Vula, Sara Hoxha. Lajmi është konfirmuar në faqen zyrtare të ‘Dancing With the Stars’ në Instagram.

 “Gati për të thyer rrjetin me kërcimet e saj, Sara Hoxha, influencer, nis rrugëtimin në #DWTS”- shkruhet krahas fotos së blogeres.

Kujtojmë se deri më tani konkurrenti i konfirmuar zyrtarisht është anëtari i grupit “Asgjë sikur Dielli”, Alban Nimani.

“Për të treguar se sa do të shkëlqejë ylli i tij në kërcim, i bashkohet kastit të #DWTS, solisti i grupit “Asgjë sikur dielli”. Mirë se vjen Alban!”- thuhet në faqen zyrtare në Instagram.

 Ndër të tjera, tashmë është  konfirmuar që moderatorja do të prezantojë “Dancing with The Stars” që pritet të startojë këtë sezon televiziv në Top Channel.

Sipas Kryefjala.com në ambientet e këtij televizioni po flitet se moderatorja kryesore në skenë Bora Zemani do të shoqërohet nga partneri i saj Donald Veshaj, i cili do të presë personazhet në “Gold Room”, (dhoma ku qëndrojnë konkurentët) pas performancës.

Tanimë që ribashkimi i çiftit është pranuar edhe nga ato vetë publikisht, përveçse partnerë në jetë do të jenë edhe në skenë. Të njëjtat zëra bëjnë me dije se romanca e dyshes duke qenë se ndiqet me kërshëri nga publiku do të përdoret për të për të rritur audiencën e “Dancing With the Stars”.

Nga ana tjetër, përballë tyre do të jetë Ilir Shaqiri. Kohët e fundit është përfolur se balerini i kishte thënë po ofertës për të shkuar në Tv Klan si kryetar jurie te “Dance with me”, por në fakt ky lajm është i pavërtetë. Fituesi i “Big Brother” do të jetë nën logon e Top, por jo vetëm kaq.

Një tjetër emër i Klan i bashkohet “Dancing with the stars”. Kështu, pas disa vitesh si pjesë e jurisë së “Dance with me”, Valbona Selimllari do të jetë në juri së bashku me Ilirin.

© Panoramaplus.al