Fadil Berisha është një ndër fotografët më të pëlqyer nga personazhet e njohur shqiptar por edhe të huaj. Së fundmi fotografi ka shënuar një arritje të madhe në karrierën e tij.

Emri dhe imazhi i tij është shfaqur së fundmi në një nga ‘billboard’-et e Time Square në New York, duke u parë nga mijëra kalimtarë.

Kjo paraqitje e tij është mundësuar nga “Nasdaq” – një kompani globale e teknologjisë që synon rritjen dhe prosperitetin gjithëpërfshirës, duke krijuar mundësi për tregje dhe ekonomi të të gjitha madhësive dhe duket se tashmë kompania prestigjoze i ka uruar mirëseardhjen fotografit.
Krahas fotove të publikuara Fadili shkroi: Faleminderit për mikpritjen “Nasdaq”

Prej vitesh tashmë, Berisha po e zhvillon profesionin e tij në New York duke punuar me emrat më të njohur shqiptarë por edhe mbarë botën (si Kyle dhe Kendall Jenner).


