Një kompani ajrore në Hong Kong detyroi një pasagjerë të bënte testin e shtatzënisë para se të hipte në avion për të fluturuar drejt ishullit Saipan.

Hong Kong Express u kritikua pasi 25-vjeçarja japoneze tha se personeli i linjës ajrore i kërkoi të bënte një vlerësim të përshtatshëm për të fluturuar, ku përfshihej edhe një test shtatzënie.
“Ishte poshtëruese dhe acaruese,”- tha ajo për Wall Street Journal, duke shtuar se linja ajrore i kishte thënë që testi kërkohej për femrat që kishin një madhësi trupore ose formën e barkut që i ngjante një gruaje shtatzënë.
Personeli i linjës ajrore më pas e shoqëroi në banjë dhe i dhanë një test shtatzënie, duke e ndaluar të hipte në avion derisa testi të dilte negativ.
“Kërkoj falje për shqetësimin e shkaktuar,”- tha kompania ajrore.
Në deklaratë thuhet se linja ajrore ishte nën presion nga autoritetet në Saipan për të rritur kontrollet e pasagjerëve.
“Kemi pezulluar menjëherë praktikën dhe po e rishikojmë,”– shtoi kompania.
Saipan, pjesë e federatës së SHBA-së në Ishujt Northern Mariana është shfaqur si një destinacion i preferuar për “turizmin e lindjes”.
Kjo është një praktikë që përdorin shtetasit huaj për të lindur fëmijët në tokën e SHBA për tu siguruar se foshnjat e tyre do bëhen shtetas amerikanë.


