27 Qershor, 2019

Komentuesi e quajti “Xhemile”, Xhemi Shehun i kthehet: Të falet Naze se me syze je


Sapo Arbana Osmani publikon një foto në “Instagram”, mikja e saj Xhemi Shehu e pëlqen atë dhe shpeshherë edhe i komenton.

Një gjë të tillë e kanë vënë re edhe ndjekësit e Arbanës, të cilët ia kanë vënë në dukje këtë detaj prezantueses të spektaklit “Portokalli”.

Në foton e publikuar së fundmi nga moderatorja e dashur për publikun shqiptar, Xhemi i komenton: “Zemra ime”, ndërkohë Arbana i përgjigjet se i mungon.

Por ky koment i Shehut është komentuar edhe nga një ndjekës i Osmanit, i cili shkruan: “Aman mi Xhemile po si nuk pashë një foto të Arbanës pa like-n tënd, kurse Arbana fotot tënde pothuajse kurrë, pse kështu?”.

Komenti është lexuar nga Xhemi , e cila ka vendosur që t’i përgjigjet në të njëjtën mënyrë: “Të falet Naze se me syze je”.

© Panoramaplus.al