11 Korrik, 2022

Koleksioni i fundit i ‘Dolce & Gabbana Alta Moda’, ja si u veshën disa nga personazhet e famshëm në sfilatën e modës


Marka e njohur e modës ‘Dolce & Gabbana’ organizoi një shfaqje të modës të mbushur me yje në Siçili të dielën në mbrëmje.

Dhe të ftuarit nuk mund t’i rezistonin duke pozuar për fotografinë më të bukur para Katedrales së Sirakuzës në Sirakuza për të festuar 10 vjetorin e markës së linjës së tyre të modës së lartë Alta Moda.

Dame Helen Mirren, u bashkua me Mariah Carey, Drew Barrymore, dhe Sharon Stone, duke pozuar përpara kamerës teksa dukeshin të shkëlqyera me veshjet e tyre ‘D&G’.

Në foton e shpërndarë në Instagramin e Mariah mahniti me fustanin e saj të ngushtë plot detaje dhe ngjyra teksa i tregonte format e saj perfekte, Dame Helen shkëlqeu me një fustan me ngjyrat e ylberit dhe madhështor.

Ajo qëndroi pranë Sharon-it, e cila kishte veshur një palë pantallona sateni bruz, të cilave iu ishte bashkangjitur një bisht i madhe me lule dhe të kombinuar me një bluzë prej ari në stil korse.

Ndërkohë, Drew dukej e pabesueshme me një fustan ngjyrë rozë dhe të kuq, me mëngët e saj të zbukuruara me trëndafila dhe një kurorë me lule të mëdha.

“Sirakuza është një vend i veçantë për ne”, shpjegoi Gabbana para shfaqjes, siç raportohet nga National Neës , duke shtuar, “Është në pjesën më jugore të Siçilisë, përballë Afrikës. Unë e dua ndjenjën, e dua disponimin, i dua gurët, ngjyrat, njerëzit.’- shtoi ai.

Përpara prezantimit të Alta Moda, pati një rishfaqje të operës klasike italiane Cavalleria rusticana nga fundi i viteve 1800 nga Pietro Mascagni që u interpretua në një pasarelë të ngritur përpara katedrales së famshme.

Ideja ishte të krijohej një përvojë që ishte përfaqësuesi më i mirë i ADN-së së Dolce & Gabba. Koleksioni i ri është cilësuar si një ‘letër dashurie’ e përzemërt për gruan siciliane, e cila ka qenë pjesë e frymëzimit të markës.

Këtë herë pati një largim nga detajet e saj të firmës dhe ngjyrat e gjalla, dhe u zëvendësua pothuajse tërësisht me copa të zeza.

“Nëse pyet dikë, në imagjinatën e tij, se çfarë vesh gruaja siciliane, është e zezë”, tha Gabbana.

Në total, koleksioni i ri përbëhet nga 106 veshje, që përfaqësoheshin nga modelet e shumta që u shfaqën për herë të parë në shkallët përpara katedrales.

© Panoramaplus.al