Aktorja Egla Ceno gjatë primet të mbrëmjes së djeshme u zgjodh nga publiku liderja e shtëpisë së “BBV” për këtë javë, duke fituar avantazhin për të dërguar në televotim “kokë më kokë” dy banorë, ku njëri prej tyre do të shkojë direkt në finale.

“Heidin dhe Romeon”– tha konkurrentja, duke dërguar menjëherë në nominim çiftin.
E përjashtim të Eglës, të gjithë banorët mendojnë se nga nominimi njëri nga dyshja do të dalë nga shtëpia.
Gjatë një bisede me Graciano Taganin, Heidi u shpreh se është e bindur që ajo do të dalë nga shtëpia, sepse sipas saj gjatë primeve të fundit të gjithë e kanë sulmuar.

“Unë me atë jemi një. Mendoj që do të dal unë. Unë kam qenë më e qetë dhe duke parë primet e fundit që më kanë sulmuar… Ajo sot i bëri një nderë shumë të madh. Kur i erdhi pushteti atij (Romeos) e shpëtoi dhe kur i erdhi asaj (Egla) e futi në këtë situatë”- tha Heidi.
© Panoramaplus.al
