20 Mars, 2024

“Kokë më kokë” në nominim me Egla Cenon, Rike Roci eleminohet nga “BBVIP”/ Çfarë shkruhej në biletën e fatit të modeles?


Në një nominim “kokë më kokë” me Egla Cenon, Rike Roçi është eleminuar nga shtëpia e “Big Brother VIP”, megjithëse bileta e saj e fatit e cila ishte “vajtje-ardhje” e riktheu modelen të bëhej sërish pjesë e garës për të fituar çmimin e madh.

Mjaft e emocionuar për shansin e dytë që fati i dha, të gjithë banorët duke përfshirë edhe aktoren janë gëzuar që modelja është bërë edhe një pjesë e “BBVIP”.

Kujtojmë që Rike dhe Egla shkuan “kokë më kokë” në nominim, për shkak një debati të fortë mes tyre i cili të përfundoi në përleshje fizike mes vajzave.

© Panoramaplus.al