24 Qershor, 2020

“Koha do ta tregojë”- Pas deklaratave për tradhti, Kejsi i dërgon një tjetër mesazh Stresit?


Kejsi dhe Stresi duket se i kanë dhënë fund përfundimisht marrëdhënies së tyre.

Të paktën kështu la të nënkuptohet Kejsi, e cila tha se pas mbarimit të karantinës nuk kishte asnjë arsye pse të kthehej në Shqipëri.

Madje ajo nuk e uroi as për 33-vjetorin e lindjes Stresin. Ndërsa sot duket se i ka dërguar edhe një mesazh reperit.

Kejsi publikoi një status në rrjetet sociale ku shkruante: “Koha do ta tregojë.”

Në statuset e mëparshme, Keisi foli edhe për tradhti duke lënë të nënkuptohet se kjo ishte edhe arsyeja e ndarjes mes tyre.

“Nëse tradhton dikë që është i gatshëm të bëjë gjithçka për ju, ju në të vërtetë keni tradhtuar veten nga besnikëria e vërtetë,”– shkroi ajo në një postim në Instagram.

Menjëherë pas kësaj ajo zhvilloi një mini-intervistë me ndjekësit në rrjetin social Instagram ku shtoi akoma më shumë dyshimet.

Ajo u shpreh se pasi të hapen kufijtë do udhëtojë drejt Amerikës për të takuar një shoqe, kur ndërkohë Kejsi duhej të kthehej në Shqipëri ku ndodhet edhe Stresi.

Kejsi gjithashtu hodhi disa kunja drejt tij në pyetjet që  drejtuan ndjekësit.

“A mendon se njerëzit përfitojnë nga mirësia e një njeriu?”-e pyeti një nga ndjekësit.

“Normalisht, por gjithsecili tregon veten e vet. Një person nuk duhet të heqë dorë nga virtytet e mira sepse të tjerët nuk dinë ti vlerësojnë,”- u përgjigj ajo.

Ndërsa një tjetër i shkroi: “Çfarë të lëndon më tepër në jetë?”

“Njerëz që të zhgënjejnë pa fund dhe pa mëshirë,”- shtoi Kejsi.

/Panoramaplus.al

 

 

© Panoramaplus.al