24 Qershor, 2020

‘Klientët e mi, dhe nga bota e spektaklit’, shqiptari punon si zhigolo në Itali: Familja ime e merr vesh sot. Si më pagoi 500 euro një grua që…


Ilir Pjetërnikaj ka pranuar sot ne nje emision televiziv se ka ushtruar profesionin e zhigolosë prej vitesh por për herë të parë këtë gjë e marrin vesh familjarët e tij sot.

“Që i vogël nisa jetën si emigrant në fillim kam punuar si pjatalarës, ndërkohë që bëra shkollën e hotelerisë. Kur kam punuar si kamarier më tha dikur një kliente që ti më pëlqen do më pëlqente të kaloja natën me ty. Nëse pranon më tha unë do të paguaja. Kundrejt një pagesë do rrimë bashkë, atëherë mu duk e padëgjuar u habita, e kisha parë këtë gjë vetëm në filma.

Kalova natën me zonjën dhe në mëngjes më paguajti 500 euro. Thashë për për një natë 500 euro, uau po unë s’bëra gjë fare. Kështu e mendova që të punoja si kamarier deri në 12 orë apo kështu ku fitova 500 euro pa u lodhur fare. Fillimet e para ishin të vështira se thoja do më paragjykojnë , nuk e dinte askush atëherë.

Dhe as tani, por tani nuk më tremb reagimi i tyre dhe tani me këtë intervistë familjarët po e marrin vesh. Ata jetojnë tanimë në Tiranë, në Europë ky si profesion është i legalizuar”, tregoi ai në studion e Shqipëria Live.

Ai tha se ndër klientët e tij ka pasur dhe njerëz nga bota e spektaklit.

© Panoramaplus.al