3 Gusht, 2019

Klea Hutës dhe Kristina Bakiut u mërzitet vetja brune, zyrtarisht në grupin e biondeve


Trendi i këtij viti për sezonin e verës është ngjyra e çelët e flokëve. Shumica e VIPave të huaj dhe shqiptarë, që për një kohë të gjatë i kemi parë me flokë të errët, janë bërë pjesë e grupit të biondeve.

Ndër to përmendim edhe showgirl-in Klea Huta dhe modelen shqiptare, Kristina Baki, të cilat me anë të fotove në ‘Instagram’ kanë zbuluar se tani janë kthyer në bionde. Ndryshimi i tyre mund të themi se ka qenë drastik për Klean, e cila në foton e profilit është shfaqur komplet brune dhe pak më i zbutur i Kristinës, që e ka provuar vetëm me disa fije të shpeshta në nuancën e biondes, duke lënë të duket edhe ngjyra e saj natyrale.

‘Look-u’ i ri i dy vajzave brune të spikatura është pritur shumë mirë nga fansat, të cilët nuk i kanë kursyer komplimentet në komente apo shkrime të rrjeteve sociale. Ndërkohë, për Klean 26-vjeçare ka dyshime nëse ky është ndryshim real apo ajo ka përdorur ndonjë truk për foto, ndërsa për Kristinën ndryshimi është i sigurt. Kujtojmë se në vitin 2013, Kristina rrëmbeu kurorën e ‘Miss Universe Albania’, ndërsa në vitin 2015 përfaqësoi vendin tonë në ‘Miss World’ në Kinë.

PANORAMA PLUS

© Panoramaplus.al