25 Tetor, 2018

Klaudia Pepa shkëlqeu në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit në Romë (FOTO)


Balerina e njohur shqiptare Klaudia Pepa ka parakaluar në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit në Romë.

Ajo ka shkëlqyer me një fustan të shkurtër “Elisabetta Franchi”, markës së cilës i qëndron besnike prej kohësh.

Me këtë fustan, Klaudia Pepa kaspozoi këmbët elegante dhe të hijshme para kamerave.

Ndërkohë bukuroshja shqiptare kishte zgjedhur një make-up natyral me një ton të lehtë ngjyrë kaf në sy dhe një buzëkuq nude.

Pepa ka publikuar disa video në “Instastory” ku tregon se ka qenë e pranishme në Festivalin e Filmit në Romë.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al