Që në daljen e tij të parë në ekran, këngëtari i njohur Mentor Haziri ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve me zërin dhe stilin e tij të veçantë.

Ai ka marrë pjesë në spektakle të ndryshme ku ka konkurruar me materiale të veçanta, e që janë pritur mjaft mirë nga publiku.
Por së fundmi, Mentori është shfaqur për pak çaste si luleshit4ës. I ftuar në emisionin “Ora 7”, këngëtarit i është dashur që për disa orë të rri në një stendë në rrugë dhe të shesë lule.
Në videon e publikuar nga “Ora 7”, Haziri shihet duke shitur lule te klientët dhe duke u dhënë këshilla, por pa harruar sigurisht dhe muzikën pasi nuk ka ngurruar që të këndojë e me kitarën e tij.
© Panoramaplus.al

