
Egli Tako është e lodhur nga aludimet dhe pyetjet e njerëzve se kur do martohet.
Ajo ka ndarë një postim në Instagram të një deklarate të bërë nga aktorja me famë botërore Zendaya. Në këtë deklaratë ylli i ‘Euphoria’ shprehet:“E dashur shoqëri, 25 është mosha për të arritur suksese dhe për të qenë e pavarur, jo për tu martuar.”
Krah saj Egli shkruan: “Për të gjithë njerëzit që pyesin rreth martesës”.

Kohët e fundit në media ka patur shumë aludime edhe rreth faktit se partnerja e Olsi Bylykut është në pritje të ëmbël. Pak javë më parë ajo zgjodhi të reagojë në Instagram duke mos e kursyer ironinë.

Duke vazhduar me ironinë e saj, Egli publikoi një foto të barkut, aspak të rrmbullakosur dhe pyeti sërish: “Ajo: nuk ishte kurrë shtatzënë apo lindi dhe fëmija është 3 muajsh?” Në këtë mënyrë ajo hodhi një herë e mirë poshtë aludimet se është në pritje të ëmbël.

Para disa javësh ishte Olsi ai i cili në një intervistë zbuloi se si e përjetoi ai faktin se kudo në media po përflitej se do bëhej baba.
Aktori tha se ndjeu një emocion të veçantë kur njerëzit po i shkruanin. “Në fakt kisha njëfarë emocioni se po më shkruanin njerëzit mesazhi se qarkulloi lajmi. Pata një lloj emocioni, me thënë të drejtën u kënaqa. I thashë Eglit: “Ta bëjmë një ne? Jemi që jemi?” Kur festova 24-vjetorin qarkulloi shumë në rrjet se isha shtatzënë, por në fakt nuk jam.”- tha ai duke qeshur.
Egli dhe Olsi bënë zyrtare lidhjen e tyre në 2019. Prej atëherë ata janë shfaqur të pandarë teka aktori ka treguar se kanë nisur edhe bashkëjetesën. Pak javë më parë dyshja sollën dhe bashkëpunimin e parë. Egli ka mbaruar “Akademinë e Arteve” për regji e ka treguar po ashtu se i pëlqen aktrimi dhe muzika.


