18 Gusht, 2020

“Kjo është një periudhë delikate për…”- Parashikimi i horoskopit për sot: Bëni kujdes në punë nëse ka ndonjë dyshim


Dashi

Duhet të jeni më të qetë dhe ti jetoni ndjenjat me më pak negativitet. Edhe nëse në punë ka probleme, do i kaloni lehtësisht.

Demi

Në dashuri do toleroni partnerin në idetë që do të jap. Në punë do merreni me projekte të reja.

Binjakët

E keni Hënën në anën tuaj dhe e marta do të favorizojë ata që kanë partner. Sa i takon punës, duhet të përkushtoheni më shumë, në mënyrë që të mos gjendeni të papërgatitur.

Gaforrja

Sa i takon ndjenjave, mundohuni që të mos lejoni askënd që të ndërhyjë në raportin në çift. Dita do të përmirësohet gjatë pasdites. Në punë do keni probleme, por që do të kenë zgjidhje.

Luani

Dashuria është e favorizuar në sajë të ndikimit të Hënës në shenjë. E dini atë që doni, por edhe atë që nuk mund të thoni. Në punë, mund të ketë lajme të mira me afrimin e fundit të muajit.

Virgjëresha

Në dashuri do realizoni dëshirat që keni. Edhe në nivelin profesional do të jeni mirë dhe do të keni mundësi që të përmirësoheni.

Peshorja

Në dashuri kjo është një ditë më e mirë krahasuar me ato të lëna pas, në sajë të ndikimit pozitiv të Hënës. Në punë do diskutoni me kolegë, për të marrë një vendim që ju intereson.

 Akrepi

Venusi ndodhet në anën tuaj, por Hënën e keni kundër. Ndërsa në punë, parashikohen zhgënjime të cilat duhet t’I merrni lehtë.

Shigjetari

Mund të ketë përmirësime në dashuri dhe mund të zgjidhni probleme personale. Edhe në punë bëni mirë që të përfitoni nga kjo ditë, pasi në ditët në vijim mund të ketë rënie.

Bricjapi

Kjo është një periudhë delikate për dashurinë, ndaj bëni mirë që ti shtyni vendimet për muajin në vijim. Në punë mund të ketë probleme, ndaj disa vendime duhen pare mirë.

Ujori

Në dashuri do ndiheni të lënë mënjanë. Bëni kujdes në punë nëse ka ndonjë dyshim. Megjithatë jini më optimist pasi diçka që ju dukej e paharrueshme, mund të realizohet gjatë kësaj dite.

Peshqit

Do të jetë një ditë pozitive për dashurinë, ku do të keni mundësi që të bëni projekte për të ardhmen. Në punë do të realizoni projekte.

 

© Panoramaplus.al