15 Korrik, 2022

“Kjo është jeta për mua”/ Aktorja e njohur bëhet nënë për herë të dytë


Joe Jonas dhe Sophie Turner bëhen prindër për herë të dytë. Lajmi u bë i ditur nga përfaqësues të yjeve.

Çifti mirëpriti fëmijën e tyre të parë së bashku, vajzën Willa, në korrik 2020.

“Joe dhe Sophie janë të lumtur të njoftojnë ardhjen e vajzës së tyre”,-shkruan “People”.

Joe Jonas and Sophie Turner welcome second baby

Aktorja e “Game of Thrones” , 26 vjeçe konfirmoi se ajo dhe bashkëshorti i saj, 32 vjeç, ishin në pritje të fëmijës së tyre të dytë së bashku në një intervistë me “Elle UK” të publikuar në fillim të majit.

“Kjo është ajo që është jeta për mua. Rritja e brezit të ardhshëm. Gjëja më e madhe në jetë është të shoh vajzën time duke u forcuar. Ne jemi shumë të emocionuar që po zgjerojmë familjen. Është bekimi më i mirë ndonjëherë”, -tha Turner.

Joe Jonas & Sophie Turner Welcome Second Child – Billboard

Kujtojmë që Jonas dhe Turner u martuan në një ceremoni surprizë në Las Vegas në maj 2019 përpara se të thoshin përsëri “po” në një festë më të madhe në Francë.

Sophie Turner, Joe Jonas share never-before-seen wedding photos

© Panoramaplus.al