23 Maj, 2019

Kishte veshur fustan shumë të ngushtë, aktores së njohur i bie të fikët në Festivalin e Kanës


Aktorja e njohur amerikane, Ella Fanning, e cila është pjesë e jurisë së këtij viti në Kanë, u përball me një situatë të vështirë mbrëmjen e së hënës, në darkën e Chopard Trophee.

Teksa ishte e ulur në karrige, Ella-s i ra të fikët dhe u rrëzua. Fanning ishte ulur në një tavolinë pranë motrës së saj, Dakota, e cila e ndihmoi atë të ngrihej në këmbë, para se të largoheshin.

Të frikësuar, aktorët pranë saj, Colin Firth dhe Marion Cotillard u ngritën shpejt në këmbë dhe i ofruan ndihmë.

Ndërkohë në një postim më vonë në profilin e saj në “Instagram”, rreth incidentit Elle u shpreh se ishte mirë. Gjithashtu ajo tregoi se fustani i saj (Prada vintage 1951), ishte shumë i ngushtë.

© Panoramaplus.al