Gjashtë vite më parë, këngëtarja e njohur Nora Istrefi, tërhoqi vëmendjen e të gjithëve teksa u shfaq në skenën e “Këngës Magjike”, e veshur me një fustan të bardhë të hapur nga të dyja anët e këmbëve dhe të belit.

“I jemi je”, ishte kënga që performoi në atë kohë. Por përveç performancës, Nora hodhi dyshime te publiku nëse kishte veshur të brendshme apo jo.

Publiku ishte i ndarë në dy pjesë, ata që mendonin se kishte veshur, e të tjerët që besonin të kundërtën.

E teksa kanë kaluar plot gjashtë vite, dikush u kujtua që ta pyeste sërish rreth veshjes së atëhershme te “Kënga Magjike”.

Nora dha një intervistë për “Mirage”, ku zbuloi se ka patur të brendshme dhe se tani nuk ka më dyshime.


