Beniada Nishani njihet për linjat trupore seksi, të cilat e kanë ndihmuar që të kthehet në një ndër modelet më të suksesshme në Itali. Konkurrentja e “Big Brother VIP” ka treguar se pamja e jashtme është bërë shpesh shkak i ngacmimeve seksuale.

Së fundmi, ajo i ka rrëfyer një histori Kledit në dhomën e gjumit. Modelia tha se një futbollist i martuar dhe me fëmijë e ngacmonte, së bashku me shoqen e saj.
“Në fakt futbollistët nuk i kam pas asnjëherë qejf. Do jetë 36, ose 37, ose edhe 40. Se unë e mbaj mend kur ishte i ri, tani është mbushur pak. Është figurant. Por unë s’e kam pasur asnjëherë qejf. Gjithë gocat i shkonin mbrapa. ‘Si je? Ça bën?’, të tjerët mundoheshin t’i afroheshin me një justifikim. Ky nuk afrohej. Kishte edukatë, por nuk fliste shumë.
Foli më shumë me shoqen time se janë moshatarë. Kjo është këngëtare. Pastaj nisi të më fliste mua, por i përgjigjesha shkurt me ‘po’, ‘jo’. Në fund të darkës më tha ‘Po ti je mërzitur sot?’. I thash ‘Jo jam shumë mirë. Po kënaqem.’ Edhe po njihja persona të tjerë. Shikoja se ky vazhdonte të më shihte.

E njof shumë mirë nusen e vet nga larg dhe e kam pas shumë qejf si grua, po ai s’po bonte gjo, thjesht po bonte muhabet. Pastaj ai ftoi shoqen time për darkë. Aty thash ‘Si ka mundësi që ky i martuar me një grua të mrekullueshme, me fëmijë, fton tjetrën për darkë?!’. Aty thash ‘Jo!’.
E kuptova se edhe në këtë rast kisha pasur të drejtë. Edhe futbollist, edhe më fëmijë, edhe me një bashkëshorte të mrekullueshme, ka nevojë të shkojë për darkë me një grua tjetër?!.

Pse?! Nuk je 50 vjeç që kalon në krizë identiteti, shikon një femër. Të dilje në darkë me një modele hajde de, po me një gocë normale, se kjo shoqja ime nuk ishte ndonjë yll. Shoqja ime shkoi në darkë. Pastaj na shkruajti në Instagram. nuk e di si na gjeti, se unë ia kisha thënë emrin tim po ai…”.
Më herët, beaniada ka treguar se si ish-shefi e ka ngacmuar seksualisht në punë. Ai i kishte kërkuar t’i pastronte dhomën e gjumit, edhe pse kjo nuk ishte puna e saj. Por e kishte përdorur këtë ide që ta fuste atë në kurth.


