30 Janar, 2020

Kishte ashensor, hekurudhë dhe sistem kullimi, zbulohet tuneli më i gjatë në botë i kontrabandës së drogës


Agjentët federalë kanë zbuluar një tunel kontrabande droge që shtrihet përgjatë kufirit mes SHBA dhe Meksikës. Ky është tuneli më i gjatë i zbuluar ndonjëherë.

Me një gjatësi prej 1.313 metra, tuneli kishte ashensor, hekurudhë, sistemim kullimi dhe ventilimit të ajrit, si edhe kabllo elektrike të tensionit të lartë.

Tuneli nëntokësor lidhte një zonë industriale në qytetin meksikan të Tijuana me zonën e San Diego në Kaliforni.

Në kalimit nuk u gjet drogë dhe nuk u arrestua asnjë person.

Ndërsa autoritetet nuk zbuluan të dyshuarit që fshihen pas ndërtimit të tunelit.

Por karteli Sinaloa i Meksikës, i përshkruar nga qeveria amerikane si një nga organizatat më të mëdha të trafikut të drogës në botë, vepron në këtë zonë.

Themeluesi dhe udhëheqësi i saj, Joaquin “El Chapo” Guzman, po vuan dënimin e përjetshëm në SHBA.

Tuneli u zbulua në gusht, por lajmi u bë i ditur vetëm të mërkurën nga autoritetet.

Ai ka një thellësi prej 21 metrash nën sipërfaqe, është 1.6 metra i lartë dhe 0.6 metra i gjerë.

Nuk është e qartë sesa kohë u desh për ndërtimin e tunelit.

Disa qindra çanta rëre ishin vendosur për të bllokuar një ish-dalje të dyshuar të tunelit në zonën e depove industriale të San Diego, Otay Mesa.

© Panoramaplus.al