Billie Eilish i ka dhënë fund romancës së saj me këngëtarin Jesse Rutherford pas shtatë muajsh së bashku.

Romanca e dyshes është përballur përgjatë këtyre muajve me polemika të shumta, për shkak të diferencës së madhe në moshë mes tyre, përveç profilit të lartë të këngëtares, krahasuar me atë të liderit të grupit The Neighbourhood.
Billie Eilish ka thyer të gjitha rekordet në shitje, koncerte, tregti, turne botërore, single, riprodhime video dhe audio dhe shumë më tepër.
Shumicat e fansave kishin dyshimet e tyre, pasi askush nuk e besonte se vokalisti i një grupi si The Neighborhood kishte fatin të ishte i dashuri i këngëtares më të vlerësuar dhe më të suksesshme sot në botë.
Sipas Page Six, këngëtarja Billie Eilish dhe vokalistja Jesse Rutherford, nga The Neighbourhood, vendosën t’i japin fund lidhjes së tyre.
Përveç kësaj, u raportua gjithashtu se të dy, pas ndarjes, megjithatë vendosën ta vulosnin atë me një përqafim dhe premtuan se do të mbeten miq të mirë deri në fund të jetës së tyre.


