17 Korrik, 2023

“Kisha hequr dorë”/ Rita Ora flet si rrallë herë për jetën e saj sentimentale dhe si kishte humbur shpresat për të gjetur dashurinë: Të gjitha shoqet po martoheshin…


Gjatë pesë viteve të fundit jeta e Rita Orës ka qenë paksa e trazuar me gjendjen e saj emocionale dhe terapi që e kanë ndihmuar atë në kohë të vështira.

Mirëpo atëherë kur nuk e priste, ylli gjeti dashurinë e jetës, regjisorin e njohur Taika Waititi me të cilin kurorëzoi dhe dashurinë në martesë rreth një vit më parë.

Rita ka rrëfyer së fundmi gjatë një interviste për The Sun se si ishte “e vetmuar dhe kishte hequr dorë nga dashuria” përpara se të njihte Taika-n.

Përveç muzikës, Rita zbuloi se i është drejtuar seancave të rregullta terapie një-orëshe  për ta ndihmuar atë të rigjente veten, teksa theksoi se të folurit i jep asaj “lehtësim shumë të madh”.

Në këngën e saj të re ‘Waiting For You’, Rita këndon: “Mjaft, hoqa dorë, shikoja të gjithë miqtë e mi të martoheshin. Gjithmonë ruaja veten, nuk isha gati për dashuri … vetëm një rrahje në zemrën time pa asnjë dobi.”

“Disa nga shoqet e mia thoshin: ‘Oh Zot, jam shtatzënë’ ose ‘Oh Zot, po martohem’. Jeta po ndodh dhe të gjithë po plaken dhe unë ndjeva se ishte diçka që është shumë e ngjashme”, tha ajo.

“Njerëzit mendojnë, ‘Oh mirë, po për mua?’ Mendova se ishte një pozicion i pambrojtur dhe depërtues për mua”.

Duke folur për këngën, Rita pranoi: “Nuk ishte metaforikisht. Kjo është fjalë për fjalë çfarë ndjeja”.

“Doja të isha e hapur dhe e sinqertë. E dija se nëse doja ta bëja këtë, atëherë vërtet duhej ta bëja me gjithë zemër. U desh shumë guxim. Jam vërtet krenare që e kam bërë. Po shkruaja gjërat që po kaloja në të njëjtën kohë. Në fakt po  martohesha,  atëherë po shkruaja për të. Unë po jetoja përmes saj. Është një ditar.”- tha këngëtarja për albumin e saj “ You and I’.

Rita dhe Takia u martuan verën e kaluar  në një ceremoni private, ku ajo thotë se ata kërcyen ngadalë me hitin Eternal Flame të The Bangles të vitit 1988.

Sikur të tregonte historinë, ajo këndon: “Këngët e dashurisë i dëgjoja vazhdimisht, duke u përpjekur të kuptoja se si do të funksiononin për mua . . . Gjithmonë kam menduar se e vetmja gjë që më priste nuk ishte një botë e mrekullueshme, por një tragjedi”.

Rita prek gjithçka, nga humbja e besimit dhe frika se jeta e saj do të shndërrohej në një “tragjedi” deri në kapërcimin e pengesave të panumërta për të gjetur paqen e brendshme dhe për të qenë ende artistja që është sot.

© Panoramaplus.al