Kim Kardashian ka reaguar për herë të parë pas ndarjes nga Pete Davidson.

Romanca e pronares së “Skims” me komendianin fitoi zemrat e të gjithëve, por siç do gjë e bukur edhe ajo përfundoi.

Së fundmi, e ulur mendueshëm Kim ka një mesazh të koduar për ish të dashurin e saj.

“Koha do ta tregojë gjithmonë,”-shkruan ylli televiziv.
Në foto përpos përshkrimit tërhoqi vëmendje edhe paraqitja e Kim Kardashian, e cila duket se paralajmëroi ardhjen e stinës së ftohtë.

Kim mbante veshur një xhup lëkure ngjyrë kaf, kombinuar me një kanatiere të bardhë dhe fund të tejdukshëm argjendi. Edhe çizmet e gjata kamoshi nuk i munguan kësaj paraqitje.

Kardashian dhe Pete filluan të takoheshin në tetor 2021, pothuajse tetë muaj pasi ajo bëri kërkesë për divorc nga West, me të cilin ka katër fëmijë. Ishin mediat e huaja që raportuan se Kim dhe Pete ishin ndarë pas nëntë muajsh lidhje. “Kim dhe Pete kanë vendosur të jenë thjesht miq,” tha një burim i afërt me yllin e Kardashian për ‘Page Six’. “Ata kanë shumë dashuri dhe respekt për njëri-tjetrin, por zbuluan se distanca e gjatë dhe oraret e tyre kërkuese e bënë vërtet të vështirë ruajtjen e një lidhjeje.”


