20 Shtator, 2022

Kim Kardashian shpenzon shumën marramendëse për të “qëndruar” pranë ish-bashkëshortit, Kanye West


Kim Kardashian i ka shtuar një pronë me vlerë 70 milion dollarë pasurisë së saj të palujtshme.

Pronarja e”Skims” bleu një shtëpi mahnitëse në Malibu. Vendbanimi në Malibu ndodhet mes shkëmbinjve me një pamje të mrekullueshme nga oqeani.

Interesant është edhe fakti që që vetëm 14 milje larg kësaj shtëpie të re ndodhet prona e Kanye West, e cila po rindërtohet.

Shtëpia e re e Kim përmban katër dhoma gjumi, 5 banjo dhe panorama marramendëse nga çdo dhomë. Oborri i shtëpisë përmban një pishinë. Prona në Malibu e Kanye, e cila u shkatërrua plotësisht gjatë projektit të restaurimit gjatë verës, ende ka nevojë për një riparim.

Kim dhe Kanye u ndanë në fillim të vitit 2021. Nga ajo kohë ka pasur disa përplasje midis të dyve, veçanërisht kur Kim ishte në një lidhje me Pete Davidson. Kim dhe Pete ishin bashkë deri në fillim të vitit 2022.

Ylli televiziv dhe reperi janë munduar të ruajnë raporte të mira për shkak të fëmijëve, sepse Kim ka thënë se ajo gjithmonë dëshiron që Kanye të jetë aty për katër fëmijët e tyre. Në fakt, të dy u fotografuan së fundmi së bashku duke marrë pjesë në ndeshjen e basketbollit të vajzës së tyre North.

Kim dhe Pete ishin së bashku për disa muaj para se të ndaheshin në verën e vitit 2022. Që atëherë, Kim është përqendruar në karrierën e saj në shkollë juridike.

© Panoramaplus.al