27 Gusht, 2022

Kim Kardashian një “bombë” e vërtetë me bikini, pozon pranë makinës së saj luksoze (FOTO)


Kim Kardashian i prezantoi ndjekësit e saj në Instagram me një nga veturat e saj të preferuara, atë të markës “Maybach”.

Themeluesja 41-vjeçare e markës “Skims” pozoi para automjetit luksoz, ndërsa shfaqte fizikun e saj mbresëlënës me një badi ngjyrë argjendi.

Kostumi theksonte në mënyrë të shkëlqyer barkun e saj të tonifikuar dhe gjoksin, duke qenë se kishte pjesën para të çarë.

Ylli televiziv ka lënë fotot të flasin vetë, duke mos vendosur asnjë përshkrim.

Më 5 gusht, mediat e huaja zbuluan se Kim dhe Pete ishin ndarë pas nëntë muajsh bashkë. Në atë kohë, personat e afërt me çiftin thanë se shkak për ndarjen e tyre ishin bërë oraret e ngjeshura dhe distancat e gjata. (Pete kaloi një pjesë të verës në Australi për të xhiruar filmin Wizards).

Pavarësisht se i dhanë fund romancës së tyre, Kim dhe Pete kanë ende “shumë dashuri dhe respekt për njëri-tjetrin.” Ajo ishte e martuar më parë me Damon Thomas nga 2000 deri në 2004, Kris Humphries nga 2011 në 2013 dhe Kanye West për shtatë vjet përpara se të ndaheshin në 2021.

 

© Panoramaplus.al