7 Korrik, 2023

Kim Kardashian në kërkim të dashurisë, veprimi i fundit i yllit shton zërat se diçka po ndodh mes saj dhe legjendës së futbollit amerikan


Pas ndarjes nga Kanye West, mesa duket ylli televiziv Kim Kardashian është në kërkim dashurisë dhe të mashkullit ideal.

Së fundmi miliarderi dhe CEO i ‘Fanatics’, Michael Rubin organizoi një fetsë, ku të ftuar ishin yjet e Hollywood-it si, Kendall Jenner, Justin dhe Hailey Bieber, Beyoncé dhe Jay-Z, Leonardo DiCaprio,  Emily Ratajkowski, Kevin Hart, Brady Corden , Travis Scott, ylli i NFL-së Tom Brady, Kim Kardashian dhe shumë të tjerë.

Duke iu përmbajtur kodit të veshjes, nëna e katër fëmijëve ishte e veshur një bluzë dhe një fund të bardhë, teksa i shtoi veshjes një palë taka argjendi dhe një rrip diamanti 17 karatësh në formë dardhe.

Mirëpo sipas një burimi të brendshëm 42-vjeçarja shtoi zërat për një romancë teksa u pa nga të gjithë duke flirtuar dhe duke kërcyer me Tom Brady.

“Kim dhe Tom ishin super flirtues me njëri-tjetrin në festën e Rubinit dhe u panë gjatë ditës në plazh së bashku e përsëri duke kërcyer natën”, tha burimi.

Kujtojmë që kjo nuk është hera e parë që në rrjet kanë qarkulluar lajme se dyshja janë shumë të afërt me njëri-tjetrin pasi edhe në fillim të vitit kur Kimi po kërkonte të blinte një shtëpi shumë afër me atë të Tomit në Bahamas ata u përfolën për një lidhje.

 

© Panoramaplus.al