
Kim Kardashian është duke kaluar një moment prej ‘fangirl-i’.
Ylli i reality-show postoi një postim në Instagram, duke parë filmin e ri të Harry Styles, ‘Don’t Worry Darling’. “Kam parë Don’t Worry Darling këtë fundjavë. Më pëlqeu vërtet,” shkroi Kim krah një fotoje të Harry dhe Florence Pugh në ekran. “Harry ishte shumë i mirë dhe tani jam fiksuar pas @florencepugh.”
Ajo vazhdoi: “Ajo është një aktore e mrekullueshme dhe është gjithashtu shumë e bukur.”

Themeluesja e SKIMS e ka parë filmin para të tjerve, pasi shikuesit do të duhet të presin deri më 23 shtator për të parë ish-yllin e ‘One Direction’ të bëjë debutimin e tij si aktor kryesor.
Trileri psikologjik, i cili u shfaq premierë në ‘Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Venecia’ në fillim të këtij muaji, është drejtuar nga aktorja Olivia Wilde dhe ka shkaktuar bujë mediatike për lidhjet e përfolura dhe tensionet në xhirime. Wilde dhe Styles janë në një lidhje që kur u takuan gjatë xhirimeve dhe u fotografuan për herë të parë publikisht të kapur për dore në janar 2021.
Megjithatë, vite më parë, Styles ka qenë në lidhje me motrën e vogël të Kim, Kendall Jenner. Në vitin 2014, këngëtarja dhe modelja e “Watermelon Sugar” u panë duke bërë ski së bashku në Mammoth Lakes, Kaliforni.

Më pas, në vitin 2016 të dy tërhoqën vëmendjen gjatë një udhëtimi për festën e Vitit të Ri, ku u fotografuan së bashku në Anguilla dhe më vonë u panë duke u rehatuar në një jaht në St. Barts.

Kur u pyet për statusin e tyre të marrëdhënies në vitin 2014, ylli i Kardashians vendosi mos të flasë: “Ne jemi miq. Ai është i lezetshëm,” tha Jenner gjatë ‘American Music Awards’.
Disa ditë më vonë, drejtuesi britanik i talk show Piers Morgan pyeti Styles nëse ata të dy ishin në një lidhje pasi u panë në West Hollywood. “Dmth, kemi dalë për darkë, por jo, mendoj”, u përgjigj ai.

Shumë gjëra kanë ndodhur që nga viti 2014, dhe gjatë një paraqitjeje në 2019 në ‘The Ellen DeGeneres Show’, Styles konfirmoi se ai dhe Jenner mbeten miq të mirë. “Po, jemi miq për një kohë tani. Për shembull, disa vite.”

Jenner tani është në lidhje me basketbollistin Devin Booker. Interesant është fakti se ajo ka qenë në një nga koncertet e fundit të Harry në SHBA duke vërtetuar se me të vërtetë ata kanë mbetur miq të mirë. Po ashtu ajo ka raporte të mira edhe me Kanye West, ish-burrin e Kim.


