3 Tetor, 2022

Kim Kardashian ka disa rregulla strikte për ata që duan të fluturojnë në avionin e saj privat miliona dollarëshe


Kim Kardashian ka një sërë rregullash strikte për pasagjerët që duan një vend në avionin e saj privat prej 150 milionë dollarësh – dhe ajo nuk bën përjashtime as për anëtarët e familjes së saj.

Themeluesja e Skims vendosi rregullat ndërsa bisedonte me motrën e saj Kendall Jenner përpara udhëtimit të tyre në Milano për një shfaqje mode në Prada në episodin e së enjtes të Hulu “The Kardashians”.

41 vjeçarja, e bëri shumë të qartë në bisedë se ajo dëshiron të mbajë të pacenuar avionin e saj të personalizuar ‘G650ER’.

Kur Kendall i tha motrës së saj përmes FaceTime se ajo “thjesht do të shkonte për të marrë një nxirje të shpejtë” përpara fluturimit të tyre, Kardashian reagoi pa hezitim.

“Një nxirje me spray para fluturimit tim?” e pyeti Kim.

“Jo, është tre orë, kështu që unë ulem në të për tre orë dhe pastaj e laj trupin”, shpjegoi Jenner.

Por themeluesja e Skims vuri në dukje se kremi mund të shkaktojë njollosje.

“A i keni parë sediljet prej Kashmiri? Ju nuk mund bëni pis sediljet e mia prej Kashmiri me nxirësin tuaj.”- theksoi Kim.

Më pas Kim vazhdoi: “Më tregoni nëse ju pëlqen ndonjë ushqim sepse  kam, petulla dhe kam një frigorifer, kështu që unë e jetoj atje lart.”

Ylli më pas kritikoi kërkesën e motrës së saj për të kërkuar makarona për vaktin e tyre gjatë fluturimit, duke thënë: “Po ikim në Itali. Nuk do të hamë makarona para se të shkojmë.”

Kjo nuk është hera e parë që Kardashian u bën kërkesa atyre që kërkojnë të hipin në avionin e saj ritzy.

Nëna e katër fëmijëve ndau në një episod të reality shoë-t të familjes së saj se ajo kërkon “të mos ketë këpucë në aeroplan”, në vend të kësaj t’i vendosë pasagjerët e saj të veshin “pantofla të personalizuara Skims”.

Madje ajo bëri shaka duke i thënë: “Mos merrni frymë. Mos prek asgjë.”

Kardashian bleu avionin privat të shtrenjtë, të njëjtin lloj që zotëron Jeff Bezos, në vitin 2021, por u desh një vit që ai të dizajnohej sipas dëshirës së saj.

Ajo thuhet se ka punuar në brendësi me stilistët Tommy Clements dhe Waldo Fernandez. Krijuesja e ‘KKË Beauty’ nuk është e vetmja Kardashian-Jenner që shijon luksin e një avioni privat.

Motra e saj më e vogël, Kylie Jenner, bleu një aeroplan për rreth 70 milionë dollarë në vitin 2020. Ajo mori kritika për një fluturim 17-minutësh në fillim të këtij viti, duke u quajtur një “ndotëse e klimës” në mediat sociale.

 

© Panoramaplus.al