Kim Kardashian ende e admiron ish-bashkëshortin e saj, reperin Ye (Kanye West), pavarësisht se janë ndarë.

“Kanye gjithmonë do të jetë personi që më ka inspiruar më shumë”,- tha gjatë një interviste për revistën “WSL” ylli i televizionit. 41-vjeçarja u divorcua në muajin shkurt pas shtatë vitesh martesë me reperin, me të cilin ka edhe katër fëmijë: North, 8 vjeç, Saint, 5 vjeç, Chicago, 3 vjeç dhe Psalm, 2 vjeç.
Përveç fëmijëve, ish-çifti ndajnë edhe biznesin bashkë. Kardashian tha se Kanye ka një pjesë të linjës së veshjeve “Skims”, që është kompania e saj.
“Mendoj se ai e shijon procesin e krijimit të veshjeve, sepse është shumë informues dhe inspirues për stafin”,- tha ajo.

Të hënën u zbulua se “Skims” po bashkëpunon me “Fendi” për një koleksion të ri. Kanye gjithashtu mbështeti Kardashian kur ajo drejtoi “Saturday Night Live” në fillim të këtij muaji.
Megjithatë, një burim konfirmoi se dyshja “nuk janë sërish bashkë”.
“Asgjë nuk ka ndryshuar. Ai është ende familja e saj dhe ata janë miq. Ata vazhdojnë të mbështesin njëri-tjetrin. Ai do të jetë gjithmonë familja e saj,”- tha burimi.
As Kardashian dhe as West nuk kanë krijuar lidhje me partnerë të rinj, edhe pse reperi pati një histori të shkurtër me modelen Irina Shayk në muajin korrik.


