Ylli televiziv, Kim Kardashian gjatë një interviste me modelen e njohur Hailey Bieber ndër të tjera ka rrëfyer motrën e preferuar.

Themeluesja e “SKIMS”, u shpreh se ajo gjen një paqe shpirtërore dhe ndjehet e mbrojtur kur bisedon me motrën e saj Khloe Kardashian.
“Njerëzit duan të besojnë dhe të ndihen të mbrojtur dhe ju nuk mund ta ndryshoni këtë. Pra, ka të bëjë me gjetjen e paqes tuaj të brendshme dhe si ju të jeni në rregull me këtë”, filloi ylli.
Ndërsa shtoi: “Dhe është kaq zhgënjyese pasi njerëzit nuk të marrin as një sekondë që të bëhen si motra ime sepse ajo është kaq njerëzore.”
Kujtojmë që kohë më parë dy motrat nuk kishin një marrëdhënie shumë të afërt me njëra-tjetrën, por kjo gjë ndryshoi komplet kur Kloe solli në jetë vajzën e saj, True, dhe Kim e ndihmoi shumë në rritjen e saj.

Që atëherë, Kim dhe Khloe janë lidhur shumë me njëra-tjetrën dhe këtë gjë e ka treguar së fundmi vetë ylli televiziv.

Kujtojmë marrëdhënia e Kim-it me Kourtney është krisur, teksa disa ditë më parë kjo e fundit gjatë një interviste e akuzoi atë se ajo është gjithmonë në kërkim të parave dhe sipas saj këtë gjë ajo e kishte bërë edhe në ditën e saj më të veçantë.

Kourtney zbuloi se ajo ishte inatosur me Kim pasi kjo e fundit kishte bashkëpunuar me shtëpinë e modës ‘Dolce & Gabbana’ në dasmën e saj.
“Më lëndon sepse ishte dasma ime, e cila nuk ishte një marrëveshje biznesi. Unë e bëra sepse e ndjeva vërtetë.”– tha Kourtney së fundmi.

.
© Panoramaplus.al

