27 Maj, 2023

Kim Kardashian është në kërkim të dashurisë. Ylli zbulon karaktëristikat që duhet të ketë mashkulli i saj ideal!


Kim Kardashian duket se është në kërkim të një partneri të ri dhe së fundmi ka treguar karakteristikat që duhet të ketë mashkulli i saj ideal.

Gjatë episiodit të parë të serialit  “The Kardashians” në Hulu KIM ndau një listë me të gjitha tiparet apo karakteristikat ku përfshihen disa cilësi fizike dhe mbi të gjitha, shumë cilësi të personalitetit.

“Numri një, më mbro. Numri dy, lufto për mua. Numri tre, higjienë e mirë. Të ketë durim, i suksesshëm, mirëkuptues dhe “vërtet i lumtur për mua” janë gjithashtu tipare thelbësore të karakterit”- u shpreh Kim, e cila po ashtu tha se një tipar mjaft përcaktues dhe ajo që e ve re gjithnjë tek një mashkull janë edhe dhëmbët.

Kujtojmë se ylli u nda rreth një vit më parë nga Kanye West pas disa vitesh martesë së bashku. Ish-çifti u takuan në vitin 2012 dhe më pas ata vendosën të kurorëzonin dashurinë e tyre në martesë në vitin 2014.

Prej disa kohësh martesa e tyre nuk po shkonte siç duhet dhe Kim paraqiti kërkesë për divorc në 2021. Dyshja të cilët ndajnë dhe katër fëmijë së bashku e finalizuan divorcin e tyre në nëntor të vitit që lamë pas.

© Panoramaplus.al