Kim Kardashian dhe Rita Ora ishin ndër personazhet e njohur që ranë në sy për look-un e tyre në shfaqjen e ‘Javës së Modës’ në Milano për burra të Prada-s të enjten pasdite.
Themeluesja e ‘Skims’u bashkua me këngëtarën më origjinë shqiptare Rita Orën në eventin e mbushur me yje të “Hollyëood”-it. Rita ka qenë e dashura e vëllait të Kim, Rob Kardashian dhe mesa duket dy bukuroshet kanë ruajtur ende një raport të mirë me njëra-tjrtrën, teksa janë parë duke pozuar në foto së bashku brenda shfaqjes.

Themeluesja e “KKW Beauty” ka suportuar motrën e saj Kendall Jenner teksa ajo udhëhoqi pistën e pasarelës së bashku me disa modele të tjera, gjatë prezantimit Vjeshtë/Dimër.
Kim kishte veshur një kostum lëkure jeshile, e cila përfshinte një xhaketë me qafë të lartë dhe një palë pantallona të gjata, ku e kishte kombinuar me një pallto lëkure ngjyrë gri.
Këngëtarja e hitit “Anywhere”, dukej po aq elegante e veshur me një xhaketë sportive gri të errët, të kombinuara me një palë pantallona të zeza të gjera dhe me një palë taka.

Dy yjet ndërsa mbërritën në vendin ku zhvillohej sfilata, janë ndalur për tu fotografuar dhe kanë përshëndetur fansat në pritje përpara se të shkonin për të parë shfaqjen.
© Panoramaplus.al
