Kim Kardashian dhe Kanye West duket se kanë ruajtur ende raporte të mira nga sa mund të mendojnë disa – veçanërisht në mes të sulmimeve të vazhdueshme nga reperi ndaj Pete Davidson në rrjetet sociale.

Disa foto, të marra nga TMZ, thuhet se janë shkrepur të premten në një palestër pranë Thousand Oaks, CA ku vajza e tyre e madhe, North , po luante në një lojë basketbolli të ligës për fëmijë.
‘Ka mamin dhe babin në tribunë … duke parë sesi North bën punën me ekipin e saj. Ata nuk ishin edhe aq larg njëri-tjetrit , vetëm një rresht i ndante.’
Dëshmitarët okularë na thonë se ata flisnin herë pas here gjatë gjithë mbrëmjes dhe dukeshin mirë. Asnjëri prej prindërve nuk u pa duke brohoritur me të madhe apo ndonjë gjë tjetër, thuhet se ish-çifti dukeshin sikur po shtriheshin dhe thjesht shikonin North-in së bashku.

Kjo është padyshim një shenjë e mirë për të pasur një bashkëprindërim të suksesshëm, të cilin Kim dhe Kanye kishin treguar tashmë se mund ta bëjnë pa problem. Mbani mend, ata bënë pikërisht këtë lloj gjëje në mars, kur ndodheshin në lojën e futbollit të djalit të vogël Saint. Edhe atje dukeshin se gjërat po shkonin për bukuri.


Kjo ishte gjatë një kohe kur Kanye ishte i acaruar në rrjetet sociale pasi marrëdhënia e Pete dhe Kim po bëhej më serioze … por që atëherë, ai është qetësuar shumë dhe ka qenë kryesisht i heshtur.

Natyrisht, shumë gjëra ka ndryshuar në muajt në vijim … duke përfshirë faktin e pamohueshëm që komediani jo vetëm që ka takuar fëmijët e Kim dhe Kanye, por është afruar shumë me ta gjithashtu – duke dalë për ndonjë shëtitje, siç ishte ajo që pati me djalin e tyre në ‘The Grove’.
Kur njerëzit e panë këtë ata menduan se Ye mund të shpërthente në sulmime përsëri por bazuar në këtë dalje të fundit mes dy prindërve, diçka na tregon se gjakrat mes treshes janë qëtësuar.


