30 Gusht, 2022

Kim Kardashian dështon sërish me përdorimin e fotoshopit, një përdoruese e “TikTok” nxjerr zbuluar yllin e  ‘Kardashians’


Nuk është hera e parë që Kim Kardashian del ‘bllof’ me përdorimin e fotoshopit në fotot e saj. Së fundmi ylli i ‘KUWTK’ është akuzuar se ka modifikuar trupin e saj në një nga imazhet e publikuara në rrjetet sociale.

Një përdoruese e ‘TikTok’, vuri re se ylli i “Kardashians” dukej se ka modifikuar pjesën e shpatullës dhe qafës në një foto që promovonte bashkëpunimin e saj të ri me ’Beats by Dre’.

“Kim K është e njohur për fotoshopin,” u shpreh fillimisht Caroline, në video. “Pse? Nuk e di, ndoshta kjo e bën qafën e saj të duket më e vogël?”

 

@caroline_in_thecity Nerd out with me and test your media literacy skills! Can you tell what is fake in this image? #medialiteracy #photoshopskillsonfleek #carolinesediting #photoshopgametime #greenscreen #greenscreenvideo ♬ original sound – Caroline In The City

Për të zbuluar punën e dukshme të fotoshopit, Caroline vuri në dukje shpatullën e saj më të harkuar, si dhe shtrembërimin në ujin e pishinës që shfaqet pas saj. Caroline ndau gjithashtu dhe një imazh nga një video nga prapaskenat që u shpërnda për ta krahasuar me foton që 41 vjeçarja postoi në Instagram.

Natyrisht, ky është një ndër dështimet e fotoshopit të themelueses së Skims, e cila është bërë e njohur për fotot e saj të edituara po aq sa edhe për karrierën e saj të shumëanshme.

Ndoshta dështimi më i famshëm ishte kur ajo dhe Khloe modifikuan në foto  vajzën e kësaj të fundit True.

© Panoramaplus.al