Kim Kardashian dhe Pete Davidson kanë bërë publike romancën e tyre pas fotove ku shfaqen të kapur për dore në rrugë. Fansat e yllit të televizionit janë kuriozë të dinë si e ka pritur Kanye West lidhjen e re të ish-bashkëshortes dhe nënës së fëmijëve të tij.

Sipas “Page Six”, Kanye nuk është aspak i lumtur me lajmin.
“Kanye nuk është aspak i kënaqur që Kim dhe Pete po i çojnë gjërat në një nivel tjetër dhe ai është shumë i mërzitur që Pete u ftua në shtëpinë e Kris Jenner. Ai tha se kjo nuk është e drejtë, sepse ajo është gjyshja e fëmijëve të tij,“- tha një burim.
Pete dukej si të ishte në shtëpinë e tij ndërsa pozonte i ulur në divanin e shtëpisë së Kris Jenner përkrah Kimit, mamasë dhe mikut të saj, Flavor Flav, teksa të gjithë kishin veshur koleksionin e ri të pizhameve “SKIMS”.

Kjo është një tjetër foto e Kim dhe Pete së bashku, që kur ata ndanë një puthje në ekran gjatë xhirimit të episodit të “Saturday Night Live” më 9 tetor. Në skeç, Kim luajti personazhin e Jasmine, ndërsa Pete luante Aladinin.
Vetëm dy javë më vonë, ata u panë në Knott’s Berry Farm me një grup miqsh, duke ndezur thashethemet për romancë. Ndërsa fotot e fundit të tyre të kapur për dore në rrugët e Palm Springs, duket se e konfimruan lidhjen.

Kjo shënon romancën e parë publike të Kim që nga kërkesa për divorc nga Kanye, në shkurt 2021, pas 7 vitesh martesë.
Nga ana tjetër, pak para se Kim të shihej në shoqërinë e Pete, Kanye ka thënë publikisht se dëshiron t’i japë një tjetër mundësi martesës së tyre.


