25 Korrik, 2023

Kim dhe Kourtney Kardashian pajtohen me njëra-tjetrën? Veprimi i fundit i yllit televiziv tregon çdo gjë (Foto)


Ylli televiziv Kim Kardashian së fundmi ka qenë në qendër të medias rozë.

42-vjeçarja është shumë aktive në rrjetet sociale, ku ndan me fansat momente nga përditshmëria e saj.

Së fundmi ajo është rikthyer pas në kohë duke postuar në Instagram një foto të saj së bashku me Kourtney Kardashian.

Në foton e publikuar dy vajzat janë në një moshë të vogël dhe duken shumë të lumtura së bashku.

Ndërsa krahas saj themeluesja e “SKIMS” ka shkruar: “Cheeeeeeese”.

Mesa duket pas shumë kohe Kim dhe Kourtney janë pajtuar dhe kanë filluar sërish të flasin me njëra-tjetrën.

Kujtojmë se debati i tyre filloi kur Kourtney zbuloi se Kim kishte bashkëpunuar me shtëpinë e modës ‘Dolce & Gabbana’ në dasmën e saj.

“Më lëndon sepse ishte dasma ime, e cila nuk ishte një marrëveshje biznesi. Unë e bëra sepse e ndjeva vërtetë.”– tha Kourtney.

Ndërsa lajmie krisjessë marrëdhënies së tyre e ka konfirmuar vetë Kimi gjatë një interviste për “Today”.

“Unë po i shoh të gjitha gjërat që ajo thotë pas shpinës sime dhe ajo po i sheh të gjitha gjërat që unë po them pas shpinës së saj. Bëhet vërtet e ndërlikuar dhe bëhet vërtet emocionuese. Por në fund të ditës, ne ende na pëlqen të ndajmë me njëra-tjetrën momentet nga jeta jonë”, u shpreh ajo.

 

 

© Panoramaplus.al