17 Shtator, 2022

Kilogramët e tepërt dhe pagjumësia, Arbana Osmani “bisedon” me ndjekësit për jetën e saj pas lindjes së vajzës


Moderatorja Arbana Osmani ka zhvilluar intervistën e parë virtuale me ndjekësit e saj në rrjetet sociale që pas lindjes së vajzës së saj Zoi, ku sigurisht pyetjet ishin nga më të ndryshmet.

Në intervistën virtuale të Osmanit si një grua që sapo ka sjellë në jetë një fëmijë, nuk kishte si të mungonte interesimi mbi kilogramët e shtuar. E pyetur se sa kilogramë ka marrë dhe ka hequr gjatë kësaj periudhe, Arbana u shpreh se kjo ishte një nder pyetjet më të shpeshta.

Moderatorja u kujdes të theksonte se nuk ka dëshiruar të flasë më parë, për të mos ndikuar tek gratë e tjera.

“Atëherë kjo është pyetja më e shpeshtë, dhe deri tani e kam evituar përgjigjen, sepse nuk kam dashur të vë nën presion apo të bëj të ndjehen keq gra dhe vajza që gjatë shtatzënisë kanë përjetuar ndryshimin në peshë me stres.

Gjatë të tre shtatzënive të mia kam marrë rreth 10 kg. Jam kujdesur të ha shëndetshëm që nga dita e parë deri tek e fundit pasi përgjegjësia e rritjes së një krijese brenda meje ka qenë shumë e madhe dhe kam dashur të shkojë çdo gjë mirë,”-u shpreh Arbana.

Më tej moderatorja vijoi: “Pas të treja lindjeve jam rikthyer në peshën e mëparshme , por jo në linjat e mëparshme. Që do të thotë barku është gjithmonë aty bashkë me celulitin. Rikthimi në formë prej vërteti kërkon kohë dhe sport dhe trajtime të cilat nuk kam as kohë as mundësi t’i bëj tani, kështu që nga trupi perfekt jemi larg. Por nuk mërzitemi se nuk është se kisha një trup modeleje para se të bëhesha me fëmijë”- shkruan Arbana në Instastory. 

Me ardhjen në jetë të Zoit, përgjegjësia e Osmanit u shtua pasi tashmë janë tre fëmijë. E pyetur nga një ndjekëse se si ja del ajo shkruan: “Kam fatin të kem ndihmë nga njerëzit e mi të dashur. Nuk e di ç’do bëja pa ta.”

Mungesa e gjumit është një problem që bashkohen të gjitha nënat. Si mami i një vajze të sapolindur, Arbana u pyet në lidhje me këtë. Mirëpo mesa duket kjo situatë nuk është e re për moderatoren.

“Ka 7 vjet që më mungon,”- pëfundoi Arbana Osmani me një fytyrë të mërzitur.

© Panoramaplus.al