5 Gusht, 2019

Kida tha se ka shoqëri me të, ja si ka reaguar Tayna (FOTO)


Ata janë dy ndër këngëtaret më të pëlqyera nga publiku shqiptar, të cilat me muzikën e tyre ato kanë arritur suksese të mëdha edhe pse në pak kohë.

Është fjala për Tayna-n dhe Kidën, ku prej disa kohësh përflitet për një debat të mundshëm mes tyre dhe thuhet se vajzat nuk flasin me njëra-tjetrën.

Këto dyshime kanë lindur pasi të dyja janë parë në të njëjtin ambient dhe nuk janë përshëndetur. Por mesa duket kjo nuk është e vërtetë, pasi reperja i ka hedhur poshtë me një postim në “Instastory”.

Tayna ka publikuar një video të Kidës teksa performon në skenë dhe videon e ka shoqëruar me një emoji me zemra.

Ndërkohë pak ditë më parë, Kida tha për “Pushime on Top” se nuk është zënë me asnjë nga kolegët, madje në raportin me Tayna-n ajo shpjegon se ka shumë shoqëri.

“S’e kam takuar Tayna-n? Jo, unë me Tayna-n kam ndenjur personalisht, kam ndenjur dhe kam shoqëri…”, ka thënë këngëtarja e njohur.

© Panoramaplus.al