Ajo është këngëtare e njohur dhe këngët e saj janë bërë hite. Këtë herë, Kida do të vijë me një tjetër këngë të re. Pas suksesit me këngën ‘Tela’, këngëtarja do të rikthehet me një bashkëpunim ndërkombëtar.

Në rrjetet sociale po qarkullon një foto e Kidës me këngëtarin e famshëm francez Maitre Gims.
Mendohet se së shpejti do të ketë një bashkëpunim mes këngëtares shqiptare dhe Gims por deri tani nuk është ende një lajm i konfirmuar nga asnjëri nga dy këngëtarët.

“Prive” bën të ditur se Kida do sjellë një këngë të re pasi ditë më parë u parë në studion e K-Master, por mbetet për t’u parë nëse Maitre Gims do jetë pjesë.


