12 Qershor, 2019

Kida reklamon trupin superseksi në bikini (FOTO)


Tani që filloi vera me të vërtetë, personazhet VIP nuk mbahen më duke ekspozuar trupat e tyre në mënyrë seksi.

Këngëtarja e njohur Orhidea Latifi, e njohur si Kida, pasi solli këngën e radhës, “Deja Vu”, ka vendosur të pushojë në një nga vendet më të bukura të Turqisë.

Ndërkohë që kënga është pritur shumë mirë, Kida po bën pushime, ndërkohë që në Shqipëri nuk ka pasur ditë fort të mira për plazh deri tani.

Këngëtarja simpatike ka ndezur rrjetin me pozat e saj seksi në bikini të zeza, të cilat i nxjerrin në pah linjat e trupit dhe me flokët e derdhur mbi supe.

Duhet theksuar se Kida është një këngëtare e re, e afirmuar viteve të fundit. Ajo që kur ishte 17 vjeç deklaronte në media se kishte ambicie për t’u bërë një nga këngëtaret më të mira të skenës shqiptare dhe, në fakt, në pak kohë ia doli të realizojë ëndrrën e saj. Sot, pothuajse çdo këngë e Kidës bëhet hit dhe në koncertet e saj ka ndjekës pa fund.

PANORAMA PLUS

© Panoramaplus.al