29 Korrik, 2022

Kida e veshi e para! Rita Ora dhe këngëtarja bëjnë “xing” me të njëjtën veshje


Janë të shumta rastet kur personazhet e njohur të showbiz-it bëjnë ‘xing’ me njëra-tjetrën me të njëjtën veshje. Secili zgjedh ta kombinojë atë në mënyrën e tij, mirëpo asnjëherë nuk kanë munguar krahasimet e fansave, të cilët i kanë vënë përballë njëri-tjetrit për të krahasuar se cilit prej tyre i shkon më shumë veshja, apo cili është treguar më kreativ në kombinim. Ose në disa raste edhe se kush ka kopjuar kë. Personazhet publike vishen nga stilistët më në zë dhe ndjekin trendet e fundit, e sigurisht kjo është arsyeja se përse ndodh shpesh që të bëjnë “xing” përtej stilit unik që kanë.

Kida dhe Rita Ora janë dy emrat e fundit që i shtohen listës së ‘xingjeve’. Rita u shfaq në një nga daljet e saj në Paris e veshur me një set ngjyrë limoni që përbëhej nga një mini-fund dhe crop-top bust. Veshja përmbante disa qepje të hodha blu në skaje.

Veshjen ylli i muzikës e kompletoi me një çantë ‘Hermes’ 20 mijë paund, e cila bënte kontrast bashkë me shapkat me platformë që Rita kishte zgjedhur të vishte. Aksesorët e floririt nuk munguan as në këtë paraqitje të Orës.

Mirëpo, këtë veshje ia kemi parë muaj më parë Kidës. Ao e ka veshur atë gjatë xhirimeve të klipit ‘PM/AM’ me Butrint Imerin që janë realizuar para disa javësh. Veshja është identike teksa Kida është treguar më e kusyer në aksesorë duke vendosur vetëm një orë, një byzylykë, varse dhe dy unaza elegante.

Ky set i përket ‘Jacquemus’ nga koleksioni i fundit i brandit. I krijuar nga pambuku organik, ky set përbëhet nga një crop-top dhe një mini-fund. Është zgjedhja perfekte për të kombinuar bikinit gjatë pushimeve për një pamje të rastësishme dhe komode! Fundi kushton 302£ dhe kurse bluza 131£.

© Panoramaplus.al