18 Tetor, 2019

Kiara Tito tregon ndryshimin në trupin e saj: “Ka qenë luftë e madhe…”


Ajo është moderator dhe blogere e njohur. Në çdo foto të postuar prej saj në ‘Instagram’, vihet re se çdo gjë është e kuruar, që nga veshjet e deri tek aksesorët.

Por përgjatë këtyre viteve, ajo gjithashtu ka ndryshuar shumë. Këtë e ka treguar edhe vetë blogerja përmes një fotoje.

Në ‘Instastory’ Kiara ka ndarë një foto ku tregon eksperiencën e saj dhe ‘luftën’ që ka bërë për të shtuar disa kilogramë.

“2017, 49 kilogramë. Kam qenë aq e dobët sa s’mund ta besoj. Luftë e madhe ka qenë për të fituar kilogramë”, -ka shkruar ajo.

© Panoramaplus.al