Kiara Tito është një nga moderatoret shqiptare më të komentuara në media e rrjetet sociale. Ajo është mjaft aktive në profilin e saj në “Instagram”, ku herë pas here publikon foto provokuese.

Së fundmi, Kiara ka postuar në “Instagram” një foto ku shihet teksa qëndron sipër një shezlongu plot me jastëkë të bardhë.

Kjo pozë e moderatores është pëlqyer shumë nga ndjekësit e saj, gjithashtu edhe e kanë komentuar. Por komenti që i ka bërë të gjithë të qeshin ishte ai i moderatorit të njohur, Emal Mamaqi.

“Ku shkon me ato këmbëëëëë. Sa lavaaaaa”, ka shkruar Ermali në komentet e fotos duke shkaktuar të qeshura tek ndjekësit e Kiarës.


