Moderatorja Kiara Tito pranoi sot publikisht se kishte bërë ndërhyrje. Në një postim në “Instastory”, ajo la përshtypjen se është mjaft e revoltuar ndaj personave të cilët e paragjykojnë dhe i shkruajnë herë pas here se ka kryer operacione.

“Duke qenë se jam sulmuar disa herë në rrjetet sociale, më ka ardhur në majë të hundës nga të gjitha komentet tuaja. Mendoj që nuk ka asnjë gjë të keqe të ndryshosh diçka që nuk të bën të ndihesh mirë. Çdokush bën çfarë të dëshirojë me veten dhe shyqyr që kanë ardhur këto kohë. Nuk e kuptoj pse duhet të ekzistojnë akoma këto paragjykime në vitin 2019-të. Po, e pranoj që kam bërë ndërhyrje! Çfarë keni për të thënë tani?”, shkruan moderatorja në postimin e saj të parë.

Por pak më vonë, Kiara vendosi që të zbulonte se e gjithë kjo ishte në kuadër të 1 prillit dhe kishte gënjyer se kishte kryer operacione plastike.

Në postimin e dytë, moderatorja tregon se e gjitha ka qenë shaka dhe shkruan: “Ndonëse nuk kam bërë asnjë ndërhyrje, nuk do të thotë që jam kundra. Kjo ishte një shaka për të ironizuar të gjithë ata që komentojnë negativisht në rrjete sociale. Në qoftë se do të bëj ndërhyrje të jeni të sigurt që do e pranoj shumë krenare. Gëzuar një prillin. Paqe!”
© Panoramaplus.al
