Khloé Kardashian ka treguar përse vazhdon t’i falë tradhtitë e ish-partnerit të saj Tristan Thompson.

Me skandalet e tij të shumta, 38 vjeçarja tha se ajo ‘lëndon veten e saj’ që të kapet pas inateve për lojtarin e NBA -së , me të cilin ndan vajzën True Thompson, 4 vjeç dhe një djalë, i cili ka ardhur në jetë disa kohë më parë nnëpërmjet një nëne surrogate , emri i të cilit ende nuk është bërë i ditur.

Khloé përmendi gjithashtu ish-bashkëshortin e saj Lamar Odom, me të cilin ishte e martuar nga viti 2009 deri në vitin 2016, si një shembull se pse është e rëndësishme të falësh dhe një shembull i aftësisë së saj për të ecur përpara.

Khloé foli për mënyrën e saj pasi një producent e pyeti se si mund ta falte tradhtinë atë gjatë një rrëfimi.
“Është ndoshta… ndoshta praktike?” u shpreh ajo. “Mendoj se shumë njerëz ndoshta harrojnë se kam kaluar shumë me ish-bashkëshortin tim Lamar Odom kur ishim të martuar, padyshim që kishte një problem shumë të madh me drogën dhe u gjet në një bordello, dhe kishte shumë gjëra që ndoshta nuk janë të falshme, dhe unë jam ende në gjendje t’i fal dhe të ecë përpara dhe dëshiroj më të mirën për të.”

Ajo vazhdoi: Më lëndon vetëm duke i mbajtur të gjitha këto gjëra brenda vetes, kështu që i lë të shkojnë. I lë thjesht Zotin.’
Khloe dhe ish-bashkëshorti i saj takuan në një festë për shoqen e tij të atëhershme Metta Sandiford-Artest në gusht 2009 dhe filluan të takoheshin po atë muaj. Më pas ata u martuan saktësisht një muaj nga data kur u takuan në shtator 2009.
Në vitin 2010, çifti filloi të luante në një serial televiziv spin-off Khloé & Lamar, i cili zgjati për dy sezone.
Marrëdhënia dukej ideale për vitet e para pasi Lamar u përpoq të njihej për aftësitë e tij në fushë dhe jo për dramën që pasoi gruan dhe familjen e saj.

Por në vitin 2013, Odom u arrestua për drejtimin e mjetit nën ndikimin e alkoolit, duke sinjalizuar çështje të tjera të abuzimit me substancat narkotike.
Ai u dënua me tre vjet lirim me kusht dhe gjithashtu iu kërkua të futej në një secanë rehabilitimi për të trajtuar abuzimin e tij me alkoolin.
Khloé paraqiti më vonë kërkesë për divorc në dhjetor të 2013.
Në një episod të Keeping Up With The Kardashians nga viti 2014, ajo pretendoi se burri i saj e kishte tradhtuar.

Skandalet e tradhtisë së Tristanit fillimisht shpërthyen vetëm disa ditë para se partnerja e tij sillte në jetë fëmijën e tyre të parë True Thompson. Ai u pa duke puthur një vajzë tjetër në fotot dhe videot bënë xhiron e rrjetit.

Pavarësisht të gjithave çifti u pajtuan dhe qëndruan së bashku, deri në ndarjen e tyre në shkurt 2019 pasi ai u pa duke puthur Jordyn Ëoods-in ish-mikeshën e ngushtë të Kylie Jenner.


