14 Korrik, 2022

Khloé Kardashian dhe Tristan Thompson në pritje të një djali nëpërmjet nënës surrogate? Ja çfarë zbulojnë burimet


Khloé Kardashian dhe Tristan Thompson janë në pritje të një djali përmes një nëne surrogate , konfirmojnë burime të shumta për Page Six.

“Khloé ka dashur gjithmonë një vëlla të vogël për True dhe vendosi të vazhdojë me lindjen e fëmijës me mbështetjen e familjes së saj”, na thotë ekskluzivisht një burim.

Ish- çifti të cilët tashmë janë prindër të vajzës 4-vjeçare True, u bënë kryefjla e mediave kur u publikuan lajmet për zgjerimin e familjes së tyre .

“Mund të konfirmojmë se True do të ketë një vëlla apo motër që u ngjiz në nëntor”, na tha përfaqësuesi i yllit të “Kardashians”.

“Khloé është jashtëzakonisht mirënjohëse për zëvendësuesen e jashtëzakonshme për një bekim kaq të bukur. Ne dëshirojmë dhe kërkojmë mirësi dhe privatësi në mënyrë që Khloé të mund të fokusohet te familja e saj.”

Një burim i brendshëm shtoi se Kardashian, 38 vjeç, dhe Thompson, 31 vjeç, nuk janë rikthyer bashkë dhe nuk kanë folur më që nga dhjetori por vetëm kanë kryer detyrat e bashkëprindërimit të vajzës së tyre.

Plani u bë gjatë atij muaji kur ylli i NBA-së u kap nga një tjetër skandal tradhtie, duke pranuar më pas në muajin pasardhës se ai kishte lindur fëmijën e tij të tretë.

Megjithatë, burime të shumta rrëfyen se para se të ndodhte skandali ish- çifti ishin në mes të planifikimit për një fëmijë të dytë së bashku.

“Fëmija u ngjiz përmes një nëne surrogate përpara se Khloe të zbulote për Tristan se do të kishte një fëmijë me dikë tjetër në dhjetor,” ndau një burim i brendshëm.

Na është thënë se foshnja nuk ka lindur ende, por po pritet të vijë në jettë vijë në jetë dita- ditës.

Bashkëthemeluesja e  ‘Good American’ i dha fund marrëdhënie me basketbolliatin kur një test i ADN-së konfirmoi se ai ishte baba i djalit tashmë 6-muajsh të modeles së fitnesit Maralee Nichols, Theo.

Thompson gjithashtu ndan djalin Prince, 5 vjeç, me ish të dashurën Jordan Craig.

© Panoramaplus.al